Kalo te përmbajtja
Akademi Islame Online

Mësim Kurani Online për Femra në Gjuhën Shqipe

Mësoni leximin e Kuranit hap pas hapi — nga shkronjat arabe deri te Texhuidi praktik. Mësime online, me mësuese të kualifikuara, në ambient të qetë e komod për çdo motër dhe vajzë.

  • ✦ Vetëm për femra dhe vajza
  • ✦ Mësime 100% online
  • ✦ Nga fillestare deri te leximi me Texhuid
Çfarë mësoni te ne

Kurset tona të Kuranit


Programe të strukturuara për çdo nivel — nga zero deri te leximi me Texhuid. Zgjidh kursin që të përshtatet.

Fillestar

Mësimi i shkronjave arabe

Hapi i parë në rrugëtimin tuaj me Kuran: njohja me alfabetin arab dhe shqiptimi i saktë i shkronjave.

Për: Fillestare absolute · Vetëm për femra

Çmimi: 1500 lekë / muaj

Më shumë për këtë kurs →
Fillestar

Mësimi i abetares El-Kaideh En-Nuranijeh

Metoda më e njohur botërore për të mësuar leximin e Kuranit në mënyrë të saktë dhe sistematike.

Për: Fillestare · Vetëm për femra

Çmimi: 2000 lekë / muaj

Më shumë për këtë kurs →
I mesëm

Texhuid praktik

Rregullat e Texhuidit në mënyrë praktike, të zbatuara drejtpërdrejt mbi leximin tuaj.

Për: Të mesëm · Femra që dinë të lexojnë Kuran

Çmimi: 1500 lekë / muaj

Më shumë për këtë kurs →
I mesëm

Mësimi i Xhuzit Amme me lexim

Lexim dhe sqarim i sureve të Xhuzit të fundit — pjesa më e lexuar e Kuranit në namaz.

Për: Të mesëm · Femra

Çmimi: 1500 lekë / muaj

Më shumë për këtë kurs →
I mesëm

Mësimi i Xhuzit Tebarek me lexim

Lexim me Texhuid i xhuzit të 29-të të Kuranit — fillon me suren Mulk dhe përmban disa nga suret më të dashura.

Për: Të mesëm · Femra

Çmimi: 1500 lekë / muaj

Më shumë për këtë kurs →
I mesëm

Mësimi i sures Kehf

Lexim me Texhuid i sures Kehf — surja e xhumasë, me 110 ajete dhe katër tregime madhështore.

Për: Të mesëm · Femra

Çmimi: 2000 lekë / muaj

Më shumë për këtë kurs →
Pse Akademia Tertil

Mësim Kurani me metodë, dashuri dhe përkushtim

Emri Tertil vjen nga koncepti kuranor i leximit me përpikëri e ngadalshmëri — ashtu siç na e ka mësuar Allahu i Madhërishëm: وَرَتِّلِ الْقُرْآنَ تَرْتِيلًا Ky është themeli i çdo mësimi që ofrojmë.

Ne besojmë se çdo motër e ka të drejtën të mësojë Kuranin në gjuhën e saj — pa pasur nevojë të dalë nga shtëpia, pa orare të vështira, pa pengesa.

  • Ambient vetëm për femra — komod, i respektueshëm, i sigurt.
  • Metoda Nuranije — sistemi më i besueshëm botëror për leximin e Kuranit.
  • Mësime praktike — jo vetëm teori; ti lexon dhe korrigjohesh çdo seancë.
  • Grupe të vogla — mësim i organizuar ku secila ka hapësirë të lexojë e të pyesë.
  • 100% online — nga Tirana në Prishtinë, nga Shkupi në diasporë.
Komentet e tyre

Disa nga mesazhet e nxënëseve tona


Mesazhe të vërteta nga motrat tona që po e mësojnë Kuranin me ne — të transkriptuara nga bisedat tona reale.

Kam pasur nderin të ndjek dhe vazhdoj të ndjek kursin e abetares kuranore me zyshen e përkushtuar. Ajo është dritë udhëzuese, me qartësinë dhe urtësinë e saj që depërtojnë në zemër. Të mësosh dhe të lexosh fjalën e Allahut nën udhëheqjen e saj është bekim i vërtetë. Falë përkushtimit të saj të jashtëzakonshëm, çdo mësim është një hap drejt dritës dhe paqes shpirtërore. E rekomandoj me gjithë zemër këtë kurs për këdo që dëshiron të përjetojë mësimin e leximit e fjalës hyjnore.
— Nxënëse e Akademisë
Faleminderit zysha për përkushtimin tuaj. Mësimi i Kuranit ka qenë një vendim që duhej marrë prej kohësh. Elhamdulilah që e nisa edhe këtë Ramazan munda të lexoja edhe të ndjeja qetësinë e Kuranit. Në fillim mendoja se do të ishte e vështirë, por përkundrazi me ndihmën e Allahut dhe tuajen ishte gjithmonë edhe më e lehtë. Tani edhe në makinë dëgjoj vetëm Kuran sepse dua të më rritet veshi edhe e shijoj shumë. Imagjinoj veten në të ardhmen që edhe unë të recitoj aq rrjedhshëm. Mirësi e madhe — kushdo që e nis s’ka për të dalë i humbur, kjo është e sigurt. Faleminderit zysha për këshillat, për përkushtimin dhe disiplinën tuaj. Jam e bekuar që të kam zysh.
— Nxënëse e Akademisë
Thank you, zysha, for being such a great teacher! You made the lesson easy and fun, you also are super kind and patient. This always makes me so proud of you — you are one of the best teachers I’ve ever had! Well done for such a great job you are doing. May Allah bless you and all your family.
— Nxënëse e Akademisë
Selam alejkum. Doja të ndaja përshtypjen time për mësimin e leximit të Kuranit. Mësimi i Kuranit ka ardhur në një moment sprove në jetën time dhe erdhi si ndriçim për shpirtin tim. Për çdo leksion me zyshen mu mbushte shpirti me më shumë dashuri për Zotin dhe me më shumë kurajo për të mësuar leximin. Mbështetja e zysheve me inkurajim më ka bërë të mos heq dorë dhe të mësoj leximin e librit më të bukur në botë. Kam bërë universitet, po subhanallah kur hapa Kuranin dhe dija të lexoja ka qenë një emocion aq i bukur, aq wow, saqë u ndjeva sikur kisha mbaruar jo një universitet po dy, elhamdulilah. Leximi i Kuranit të jep një relaks, një ndjesi përmbushjeje që unë e kam ndjerë vetëm gjatë leximit. Elhamdulilah që Allahu ma ka dhënë këtë mundësi dhe elhamdulilah që më mundësoi ta mësoj me zyshen më të mirë, e cila ka durim dhe jep më shumë se sa e ka ora e mësimit. Allahu të shpërbleftë zysha, Allahu ju shpërbleftë edhe juve goca — jemi një grup shumë i bukur.
— Nxënëse e Akademisë
Selam alejkum. Është hera e parë që bëj kurs për Kuranin dhe jam ndjerë shumë mirë në këtë grup — shpjegimi është shumë i qartë dhe i kuptueshëm. Allahu të shpërbleftë për mundin.
— Nxënëse e Akademisë
Zyshe, dua t’ju falënderoj shumë për mënyrën si jepni mësim! Ju keni gjithmonë durim me ne dhe na motivoni që të japim më të mirën. Më pëlqen shumë atmosfera pozitive në orë — ndihem rehat dhe më vjen dëshirë të mësoj. Allahu ta shpërbleftë për gjithçka.
— Nxënëse e Akademisë
Selam alejkum. Zysh, Allahu jua shpërbleftë ju për përkushtimin tuaj. Ndonjëherë na merr kjo botë përpara edhe harrojmë Ahiretin. Ndonëse online, mësimi i Kuranit me ju na bëhet akoma edhe më i lehtë. Je kaq e durueshme, e përkushtuar, e butë edhe këmbëngulëse, që ne të mësojmë edhe të arrijmë kënaqësinë e Allahut. Sa mirë bëra që e nisa mësimin me ju edhe motrat — po e shijoj shumë. S’ka nevojë të mendohesh dy herë. Allahu ju shpërbleftë, ju nderoftë në këtë botë edhe në botën tjetër.
— Nxënëse e Akademisë
Falënderimi i takon Allahut që më ka përzgjedhur të lexoj Kuranin, dhe që më përzgjodhi ta jetoj muajin e bekuar të Ramazanit. Edhe pse nuk jam shumë e mirë me leximin — sepse është viti i dytë që po e lexoj — këtë vit e kam lexuar Kuranin me zemër dhe me shumë përqendrim, jo thjesht për të lexuar fjalët. Para çdo sureje kërkoja kuptimin e saj, emrin, hyrjen, zhvillimin dhe mesazhin, dhe meditoja mbi çdo ajet. Çdo pjesë më prekte shpirtin dhe më jepte një kënaqësi që nuk e kisha përjetuar më parë. Kam mësuar shumë për emrat e Allahut dhe kuptimin e tyre dhe i kam kthyer në lutje. Gjatë lutjeve nuk kam harruar edhe mësueset e mia, sepse pa ato nuk do kisha qenë e përqendruar dhe e kujdesshme në rregullat e texhvidit. Për ndihmën dhe përkushtimin e tyre jam shumë mirënjohëse. Shpresoj që kushdo që e lexon këtë mesazh të ndiejë po atë kënaqësi dhe qetësi që unë përjetova, dhe ta përjetojë Kuranin me zemër.
— Nxënëse e Akademisë
Pyetje të shpeshta

Çdo gjë që duhet të dini para se të filloni


A janë mësimet vetëm për femra?

Po. Akademia Tertil ofron mësim Kurani online ekskluzivisht për femra dhe vajza. Mësueset janë femra dhe ambienti i mësimit është komod për të gjitha moshat.

A duhet të di arabisht për të filluar?

Jo. Mund të fillosh nga zero — mësimi i shkronjave arabe dhe abetarja Nuranije janë kurse fillestare që të ndërtojnë bazën hap pas hapi.

Si zhvillohen mësimet?

Të gjitha mësimet zhvillohen online, përmes platformave të videokonferencës. Mund të ndjekësh kursin nga shtëpia jote, kudo që ndodhesh.

Si mund të regjistrohem?

Mënyra më e shpejtë e regjistrimit është përmes mesazhit privat (DM) në Instagramin tonë @akademia_tertil. Ne të kthejmë përgjigje me detajet e kursit.

Gati për të filluar rrugëtimin tuaj me Kuran?

Na shkruani në Instagram dhe ne ju kthejmë përgjigje me detajet e regjistrimit.

Na shkruani në Instagram →