Kalo te përmbajtja
Rreth Nesh

Një akademi e ndërtuar me dashuri për Kuran dhe për motrat tona

Akademia Tertil ofron mësim Kurani online për femra në gjuhën shqipe, duke bashkuar metodën klasike të mësimit me lehtësinë e teknologjisë.

Misioni ynë

Misioni ynë është të bëjmë leximin e Kuranit të arritshëm për çdo motër shqipfolëse — pa varësisht nga vendi ku jeton apo nga niveli prej të cilit niset. Ne besojmë se mësimi i Kuranit nuk duhet të jetë privilegj, por një dhuratë që i takon çdo zemre.

Pse emri “Tertil”?

Fjala Tertil është një koncept i shenjtë në Kuran. Allahu i Madhërishëm na urdhëron: وَرَتِّلِ الْقُرْآنَ تَرْتِيلًا“Dhe lexoje Kuranin me përpikëri, ngadalë e qartë.” Ky është themeli ynë: lexim i Kuranit jo vetëm me gjuhë, por me zemër, me ritmin e duhur, me Texhuid të saktë dhe me kuptim.

Çfarë e bën akademinë tonë të veçantë

  • Vetëm për femra: mësueset, ambienti dhe komuniteti — gjithçka është ndërtuar që ti të ndihesh komode dhe e respektuar.
  • Metoda Nuranije: përdorim El-Kaideh En-Nuranijeh, abetaren më të besueshme për ndërtimin e themeleve të leximit të Kuranit.
  • Mësim praktik: nuk është vetëm dëgjim — ti lexon, dhe mësuesja të korrigjon në kohë reale.
  • Online dhe fleksibël: nga çdo qytet i Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë ose nga diaspora — mjafton një lidhje interneti.

Si zhvillohen mësimet?

Mësimet zhvillohen online përmes platformave të videokonferencës, në grupe të vogla ose individualisht. Ti regjistrohesh përmes Instagramit tonë, ne caktojmë një orar që ju përshtatet, dhe pastaj fillon rrugëtimi jot me Kuran — hap pas hapi.

Gati për të filluar?

Na shkruani në Instagram